Një person në Prizren është sulmuar me thikë.
Policia, në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i njëjti është sulmuar nga dy persona të tjerë.
Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. “Faik Konica”, Prizren 29.09.2022-19:38.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Front Online