Mbrëmë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes tre personave.
Policia bën të ditur se nga kjo përleshje një person është therur me thikë teksa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr.Xhorxh Bush, Prishtinë 26.12.2022-23:50.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit gjatë rrahjes ishte therur me thikë nga një person tjetër i pa njohur. Të lënduarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.