Një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në lidhje me një aksident trafiku, me një thikë (mjet të mprehtë) e ka lënduar një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.
Tutje në raport, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në lidhje me një aksident trafiku, me një thikë e ka lënduar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Front Online