Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se në Pejë, gjatë ditës së djeshme, në mesditë, ka ndodhur një mosmarrëveshje dhe një person është sulmuar me thikë.
Policia thotë se i përfshirë në incident është arrestuar, transmeton Klankosova.tv.
“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull Kosovar dyshohet se ka sulmuar me mjet të fortë (thikë) viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.