Një i mitur është ther me thikë në Prishtinë.
Kjo, pasi që i njëjti ishte përfshirë në një rrahje ku ishin edhe tre të mitur të tjerë.
Policia, ka njoftuar se i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nga i cili njësiti policor ka sekuestruar një thikë.
Njoftimi i plotë:
Rr. Radovan Zogoviq , Prishtinë 10.02.2022 – 21:06. Janë arrestuar katër të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe njëri prej tyre është therë me thikë. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nga i cili njësiti policor ka sekuestruar një thikë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetuar rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili dyshohet ta ketë therë tjetrin është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.