Është therur me thikë një i mitur në Podujevë, raporton FrontOnline.
Sipas raportit të policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një person. Megjithatë, policia është duke vazhduar hetimet.
Raporti i plotë:
“Është raportuar se viktima i mitur mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që i kishte marrë nga një mjet i mprehtë – thikë. Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar”, thuhet në raportin e policisë