Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Kaçanik pasi që ishte therur me thikë.
Sipas policisë, lëndimi dyshohet të ketë ardhur pas përleshjen në mes të disa personave.
“Rr. Agim Bajrami, Kaçanik 22.04.2024. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Kaçanik pasi që ishte therur me thikë, dyshohet se lëndimi kishte ndodhur gjatë një përleshje fizike (rrahje) që kishte ndodhur mes disa personave. Viktima është dërguar në spitalin tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.