Një 26-vjeçar dyshohet se është therur me thikë rreth dy orë më parë në Prishtinë.
Ai mori lëndime në shpatullën e majtë dhe është dërguar për në QKUK, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Gazetën Express.
“Rreth orës 21:45 kemi pranuar informatën se një person ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë -(dyshohet të jetë therur me thik). Viktima mashkull 26 vjeç, ka marrë lëndime ne shpatullën e majte. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtim mjekësor dhe sipas mjekeve aktualisht është jashtë rrezikut për jetë. Njësite e nevojshme policore kane dale ne vendin e ngjarjes dhe kane filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qellim zbardhjen e rrethanave te rastit”, tha Borovc