Një person është therur me thikë sot në një atuobus në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se përsoni i therur është i moshës 17 vjeçare.
“Rreth orës 17:00 është raportuar një rast Lëndim Trupor ( therje me thikë) në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (mashkull rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ka thënë ajo.
Sipas, Ahmetit personi I lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rethanave që lidhen me rastin”, ka deklaruar Ahmeti për FrontOnline.