×
  • Lajme
  • Lajme

    Thellohet skandali/ Nxënësve të Prishtinës dyshohet se iu zhvatën mbi 60 mijë euro

    FrontOnline
    25 Tetor 2024
    Janë rreth 2 mijë nxënës maturantë të katër gjimnazeve të kryeqytetit të cilët janë zhvatur nga drejtorët e shkollave në bashkëpunim me komisionin vlerësues të ofertave gjatë organizimit të ekskursionit pesë ditor në Shqipëri
    Ashtu, edhe siç kanë raportuar shumë media gjatë ditëve të kaluara gjimnazi “Gjin Gazulli”, gjimnazi “Sami Frashëri”, gjimnazi “Ahmet Gashi” si dhe gjimnazi “Xhevdet Doda” për t’i dërguar rreth 2000 nxënës në Shqipëri, tenderin ia kanë dhënë kompanisë “Shpejtimi” e cila ka pasur çmimin më të lartë, pra prej 149 euro, ndonëse në garë ka pasur edhe kompani tjera që kanë ofertuar me çmim më të lirë prej 30 euro, por çuditërisht ofertat e kompanive të tilla janë refuzuar nga drejtoret e shkollave të cilët tashmë një kohë të gjatë për t’i dërguar maturantet në Shqipëri zgjedhin kompaninë “Shpejtimi”, deri sa për akomodim në Shqipëri si zakonisht hotel “Bonita” në Golem

    Në bazë të një kalkulimi  të thjeshtë del se nxënëseve të gjimnazeve vetëm me rastin e organizimit të ekskursionit pesë ditorë në Shqipëri duke e zgjedhur kompaninë më çmimin më të lartë iu janë zhvatur më shumë se 60 mijë euro.

    Burime të besueshme të portalit bëjnë të ditur se tashmë njëra prej kompanive që ka qenë pjesë e garës Er-Lines ka dorëzuar në prokuro dosjen e madhe për keqpërdorime të mëdha financiare në rastin e  organizimit të ekskursionit.

     

     

    Madje një gjë të tillë edhe vetë ai e kishte deklaruar para disa ditësh për portalin FrontOnline.

    Ai kishte deklaruar se tash e një kohë të gjatë kërkon qasje në dokumentet e kompanisë fituese, por një gjë të tillë në kundërshtim me ligjin ai kanë pamundësuar drejtoret e shkollave të cilët janë kujdesur të zgjedhin kompaninë më çmim më të lartë duke dëmtuar rëndë xhepin e varfër të nxënëseve maturantë.

    Gjithashtu rreth këtij skandali të madh financiar FrontOnline, por edhe media të tjera kishin kërkuar të marrin edhe një përgjigje nga komuna e Prishtinës, por këta të fundit kanë zgjedhur heshtjen karshi kësaj zhvatje të madhe të nxënëseve.

    Gjatë ditëve në vijim do të publikojmë dokumente dhe dëshmi të shumta rreth këtij skandali të madh ku nxënëseve të Prishtinës iu janë zhvarur më shumë se 60 mijë euro.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Policia ka njoftuar se janë arrestuar sot dy persona. Ata dyshohet se më 24 tetor 2024, rreth orës 03:25, i kishin vënë...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit...
    Lajme25 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovë(LDK), ka reaguar pas ‘skandalit’ të Ministrisë së Jashtme për Shërbimet Postare Diplomatike. Përmes një shkrimi në Facebook, nga...
    Të tjera
    Lajme25 Tetor 2024
    Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandanti i ri i KFOR-it, sot është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pos gjenerallejtënant Bashkim Jashari,...
    Lajme25 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier. Bëhet e ditur se Osmani e...
    Lajme25 Tetor 2024
    Pas ndërprerjes së kontratës për dërgesa diplomatike ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ata thanë se kontrata është prishur...
    Lajme25 Tetor 2024
    Ndryshe nga partia në pushtet, opozita ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi se Serbia po e bllokon zbatimin e deklaratës për të pagjeturit....
    Lajme25 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pas raportimeve se kompania...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka bërë të ditur se janë humbur mbi 400 pasaporta të mërgimtarëve. Sipas saj,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.