“The Voice Australia” ka njoftuar se do të realizojnë kastin e trajnerëve për një sezon të ri.
Prodhuesit e spektaklit, Channel Seven, publikuan postime në Instagram të martën duke zbuluar se po kërkojnë këngëtarët numër një të vendit, shkruan DailyMail.
Konkurrentët që shpresojnë t’iu kthehen një nga karriget e trajnerëve duhet të aplikojnë online me shpresën për të marrë një vend të lakmuar në skenë.
Sezoni i 11-të i këtij spektakli në Australi pati si trajnerë emra të njohur si: Keith Urban, Jessica Mauboy, Rita Ora dhe Guy Sebastian.
Channel Seven nuk e kanë konfirmuar se cili anëtar i jurisë nga formacioni i mëparshëm do të kthehet.
Megjithatë, Sebastian ka lënë të kuptohet fuqishëm se do të rikthehet si trajner përmes një njoftimi në faqen e tij në Instagram.
Një muzikant i madh ndërkombëtar do të zëvendësojë Keith Urbanin në vitin 2023, zbuloi më parë Channel Seven.
DailyMail Australia e kupton se “The Voice” u është afruar disa fituesve dhe të nominuarve për çmimin “Grammy” që të zëvendësojnë Keithin në sezonin e ri, pasi ky i fundit e ka konfirmuar mos-pjesëmarrjen.
Emrat e njohur si: Alicia Keys, Bebe Rexha, Gwen Stefani dhe Christina Aguilera, të cilat të gjithë kanë qenë prezentë në spektaklke talentesh në rolin e gjyqtarëve, po konsiderohen nga “The Voice Australia” që t’i bashkohen Rita Orës, Mauboyt dhe Sebastianin, të cilët mendohet të kthehen si trajnerë edhe në sezonin e ri.
Fituesit e kaluar të “The Voice Australia” janë larguar më të pasur, por pak prej tyre kanë bërë karrierë të qëndrueshme në industrinë e muzikës.
Ish-futbollisti Lachie Gill fitoi 100,000 dollarë dhe një kontratë me Universal Music Australia.
“The Voice Australia” do të transmetohet në Channel Seven në vitin 2023.