×
  • Vip
  • Vip

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2022

    Artisti The Victor, i cili ka tashmë e një kohë që është pjesë e skenës muzikore vendore, ka lansuar projektin e tij më të ri “Got U”, i cili me t’u publikuar u prit mjaft mirë nga publiku duke kapur mijëra klikime.

    Kjo këngë është një përzierje e disa zhanreve, e atij deep house dhe pop/dance. Një përzierje e tillë zhanresh bëri që kënga të ketë një ritëm të veçantë që prek në emocion.

    Tekstin dhe vijën melodike e ka bërë vetë këngëtari. Kënga e kaluar e The Victor “Me Mu” është përkrahur edhe nga figura të njohura të skenës muzikore, në mesin e të cilëve ishte Altuna Sejdiu dhe Vesa Smolica.

    Deri më tani The Victor në muzikën e tij ka pasur prirje të përziejë rryma të ndryshme muzikore, veçanërisht atë të viteve ’80.

    Këngëtari numëron në listën e tij disa projekte, ndër të cilat janë këngët Away, Got to See, Want it, Someone you love dhe Savage. Po ashtu, ai ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur Tuna në këngën e titulluar “Kthehna”.

    Këngën e re mund ta gjeni në të gjitha platformat:

    Youtube : The Victor – Got U

    Follow: Instagram : The Victor

    Spotify : The Victor

    TikTok : The Victor

    Nga Rubrika
    Vip12 Prill 2025
    Ditëve të fundit, marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit po bëhet gjithnjë e më e afërt brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania....
    Vip12 Prill 2025
    Një tjetër skenë intriguese ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother, ku Egli dhe Gjesti janë parë duke u larë...
    Vip12 Prill 2025
    Një skenë e ndjerë ka tërhequr vëmendjen e publikut në Big Brother VIP Albania, ku Egli dhe Gjesti janë parë duke kaluar...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Në pikën kufitare të Bllacës, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, është mbajtur ceremonia hapëse e projektit të pikëkalimit të përbashkët kufitar...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish– kryenegociatorja Edita Tahiri ka folur për jetën e saj personale, nga fëmijëria, martesa deri tek pëlqimet e saj gjatë periudhës së...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Emisari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, është takuar për herë të tretë këtë vit me presidentin rus Vladimir Putin, në...
    Lajme12 Prill 2025
    Xheneta Ejupi, e cila ka ndërruar jetë pasi ra nga kati i shtatë i një objekti në Lakrishtë, do të varroset sot....
    Lajme12 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar për ngushëllime familjen e të ndjerit, Fatlum Haradinit, i cili vdiq tragjikisht nga shembja e...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që synojnë të aplikojnë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.