“Me Mu” mban titullin kënga e re e këngëtarit me origjinë shqiptare, The Victor.
Kjo këngë është një cover i këngës së njohur ndërkombëtare “Mood”.
Bazuar në melodinë e këngës, këngëtari e ka shkruar vetë tekstin në shqip.
Ajo që tërheq vëmendjen nga ky projekt është spoti i veçantë, i cili ka si figurë kryesore një balerinë, koreografia e së cilës e shoqëron këngën.
Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe kapi mijëra klikime brenda pak orësh.
Deri më tani The Victor ka realizuar disa këngë, ndër të cilat janë këngët Away, Got to See dhe Savage.
Në muzikën e tij, The Victor deri më tani ka pasur prirje të përziejë rryma të ndryshme muzikore, veçanërisht atë të viteve ‘80-ta.