Një 24 vjeçar është therur me thikë sot në rrugën ‘Isa Boletini’ prapa stacionit të autobusëve në qytetin e Gjilanit.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ndërsa shtoi se viktima është dërguar në QKUK për trajtim.
“Ju njoftojme se sot me datën 13.11.2024 rreth orës 20:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Isa Boletini’’ prapa stacionit të autobusve në qytetin e Gjilanit ka ndoodh një rast therje me thikë. Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve të para mësohet se viktima është i moshës 24 vjeqar i cili me urgjencë është dergu në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve dergohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë. I dyshuari i këtij rasti i njohur për policinë është vënë në kërkim policor. Policia e Kosovës po punon intezivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Hashani./Front Online/