Sot rreth orës 16:35 policia në Prizren ka marrë informatë se në emergjencën e Spitalit Rajonal është duke u trajtuar viktima 44-vjeçar me inicialet R. Sh. nga fshati Poslisht i kësaj komune.
Zëdhënësi i policisë nga ky rajon, Shaqir Bytyqi bën të ditur se patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me viktimën, i cili ka deklaruar se në qendër të fshatit Poslisht kishte ndodhur një mosmarrëveshje mes tij dhe një të dyshuari mashkull rreth 18 vjeç, të cilin nuk e njihte me emër, nga i cili ishte goditur në krahëror me thikë dhe se si pasojë kishte marrë lëndim trupor.
Sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Dy persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin, një i mitur dhe një madhor.