×
  • Lajme
  • Lajme

    The Kenya Times: Grindje diplomatike pasi Serbia reagon ndaj njohjes së Kosovës nga Kenia

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Qeveria e Serbisë është përgjigjur pas vendimit të Kenias për të njohur Kosovën si shtet të pavarur, raporton mediumi i Kenias, “The Kenya Times”, për ngjarjen e djeshme.

    Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, Beogradi dënoi Kenian për vendimin, duke e quajtur atë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Më tej, Ministria kritikoi Kenian për shpërfilljen e Kartës së OKB-së dhe “minimin e përpjekjeve drejt stabilitetit dhe dialogut rajonal”.

    Duke e përshkruar vendimin si “për keqardhje”, Beogradi paralajmëroi se vendimi mund të dëmtojë marrëdhëniet e tij tradicionalisht të forta me Nairobin, të cilat janë ndërtuar gjatë dekadave.

    “Ky veprim vendos një precedent për keqardhje në marrëdhëniet tradicionalisht miqësore midis Serbisë dhe Kenias – marrëdhënie që janë ndërtuar gjatë dekadave mbi parimet e respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në një pjesë të deklaratës.

    Serbia gjithashtu hodhi poshtë çdo justifikim të bazuar në opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) të vitit 2010, duke argumentuar se ajo nuk legjitimon shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

    Serbia përgjigjet

    Beogradi, në të njëjtën kohë, theksoi se 28 vende e kanë tërhequr ose pezulluar njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitet e fundit, duke theksuar se shumica e bashkësisë ndërkombëtare mbetet mbështetëse e pretendimeve territoriale të Serbisë.

    Qeveria serbe është zotuar të intensifikojë përpjekjet diplomatike për të kundërshtuar njohjen e Kosovës dhe “për të mbrojtur sovranitetin e saj” përmes të gjitha kanaleve ligjore në dispozicion, pavarësisht vendimit të Kenias, raporton ky medium.

    “Ne gjithashtu theksojmë se gjatë tetë viteve të fundit, njëzet e tetë vende e kanë tërhequr ose pezulluar njohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë, ndërsa vetëm dy shtete të reja kanë dhënë njohje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

    “Shumica e qartë e bashkësisë ndërkombëtare, së bashku me ligjin dhe drejtësinë, mbeten në anën e Serbisë.

    Republika e Serbisë ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme diplomatike dhe politike “në përgjigje të këtij akti të papranueshëm dhe jomiqësor”.

    Kenia e njeh Kosovën

    Kjo vjen pasi presidenti William Ruto të mërkurën, më 26 mars, nënshkroi një letër që e njeh Kosovën si një komb të pavarur gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Shtetit, në Nairobi.

    “Nënshkrimi i letrës së njohjes nënkuptoi që Kenia e njohu zyrtarisht shtetin e shkëputur ballkanik si një shtet të pavarur, duke u bërë vendi i parë që e bën këtë pas gati pesë vitesh përpjekjesh të ngecura për të fituar njohje të mëtejshme ndërkombëtare”, shkruan “The Kenya Times”.

    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një deklaratë teksa ndau fotot me presidentit Ruto duke e nënshkruar letrën, e cilësoi atë si një “ceremoni të jashtëzakonshme”.

    “17 vjet pas Pavarësisë, në një ceremoni të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme, Republika e Kenisë – një nga vendet më të rëndësishme në Afrikë – e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran!”, ka thënë Pacolli.

    “Kjo njohje nuk është vetëm një deklaratë – është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në zemër të Afrikës! Sot flamuri ynë shtetëror valon me krenari në Nairobi dhe kjo është dëshmi se Kosova ecën përpara, e fortë dhe me dinjitet kur punohet dhe vullneti!”

    Ish-presidenti shtoi se ai kishte lobuar për njohjen e Kosovës nga Kenia që nga viti 2009.

     

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, pikërisht te semaforët në fshatin...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shpërndarë hartën e cila përfshin edhe votat e mërgatës, me kusht dhe të...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se edhe gjatë këtyre pushimeve festive ekipi i mirëmbajtjes po punon për ta...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Mianmarin është rritur në më shumë se 1700 persona pasi trupa të tjerë janë...
    Lajme31 Mars 2025
    Në ditën e Fitër Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi gjithsej 784 gjoba trafiku. Po në këtë ditë, sipas të dhënave të policisë,...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, për “Front Online” është deklaruar ndaj paralajmërimit të ZRrE për shtrenjtimin e energjisë elektrike...
    Lajme31 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka paralajmëruar një rritje prej 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, një vendim që...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Duket se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e parë të Bajramit, ka bërë që qindra persona...
    Lajme31 Mars 2025
    Sot shënohet 26 vjetori i masakrës në Pastasel të Rahovecit kun u vrarë dhe masakruan 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.