Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s e kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës, raporton Front Online.
Sipas tij, edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës, për Vetëvendosjes ka qenë diçka e paarritshme.
“Unë kam qenë në anën e drejtë të historisë. Zotërit kanë qenë kundër bombardimeve të NATO-s. Edhe procesin e themelimit të ushtrisë e kanë parë si kapitullim të Kosovës. Edhe shpalljen e pavarësisë e kanë parë si diçka të paarritshme”, ka thënë ai në Debat Plus./Front Online/