Ish drejtuesi i UÇK-së, Hashim Thaçi, është vetdeklaruar i pafajshëm për akuzat e Speciales.
Sipas tij, asnjëra prej pikave të aktakuzës, nuk është e qëndrueshme.
“Akuza është krejt e paqëndrueshme dhe jam i pafajshëm plotësisht. E ritheksoj aktakuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës si të paqëndrueshme”, tha shkurt Thaçi.