Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, kanë mbërritur në Aeroportin Ushtarak të Prishtinës, dhe janë nisur për në Hagë raporton Front Online.
Vetura të shumta të EULEX-it, i kanë përcjellur ata për në aeroport.
Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e presidentit, ndërsa edhe Kadri Veseli po ashtu ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja pas konfirmimit të aktakuzës.