×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi thotë se dy aktakuzat e ZPS-së iu ngritën pak para zgjedhjeve në Kosovë: Nuk kam ambicie politike

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2024

    Gjatë konferencës mbi ecurinë çështjes, Hashim Thaçi theksoi se dy aktakuzat ndaj tij janë ngritur nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar pak para zgjedhjeve në Kosovë.

    Ai tha se aktakuza e parë u ngrit pak muaj para se të rizgjidhej President i Kosovës, ndërsa tash aktakuza e fundit i është ngritur dy muaj para zgjedhjeve elektorale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Siç e tha edhe avokatja, para se të deklarohem dëshiroj që të shtojë edhe diçka. Pikërisht në këtë fazë të hershme të këtij procesi për mbarëvajtjen e rregullt kushtetuese dhe ligjore që duhet të ndodhë. Ju e dini që para katër vitesh, në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj para se të rizgjidhesha President i vendit. Tash para dhjetë ditësh nxitimthi, Zyra e Prokurorit prezantoi aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”, tha ai.

    Thaçi shtoi se nuk ka asnjë ambicie politike për ndonjë pozitë të caktuar në Kosovë.

    “Unë dua ta sqaroj edhe njëherë se unë nuk jam pjesë e garës politike dhe as nuk kam ndonjë ambicie politike as për president, as për kryeministër, as për deputet e as për ndonjë ambicie tjetër për ndonjë pozitë tjetër publike”, tha Thaçi.

    Thaçi ritheksoi se nuk paraqet rrezik për askënd në kuptimin politik apo për ndonjë projekt qeverisës.

    “Po e theksoj që nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik apo për ndonjë projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës me vizionin për anëtarësim në NATO, BE në raport special të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

    Ish-presidenti tha se mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës e minon demokracinë në vendin e tij.

    “Por e nderuara gjyqtare, dëshiroj që të ritheksoj dhe nënvizoj domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mosrespektimi i Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe normave të tjera ligjore nga palët në këtë sallë të shenjtë për drejtësinë, paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për cenimin e besimit qytetar. Prandaj, ftoj që të ruhet përmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, tha ai.

    Tutje, gjykatësja Marjorie Masselot vazhdoi me seancën duke treguar procedurat që duhet ndjekur për nxjerrjen e materialeve. Tha se ZPS-ja është në pritje të disa rezultateve forenzike për disa prova që janë marrë gjatë bastisjeve tek Isni Kilaj.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në prag të festave të...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka takuar sot pensionistët e Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook,...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Nesër Lëvizja Vetëvendosje do t’i prezantojë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, e...
    Të tjera
    Vip17 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë arritur vetëm 27 për qind nga sfida e buxhetit...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes në përdorimin e platformës TikTok ku kohëve të fundit po realizohen sfida të rrezikshme...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Rreth orës 15:00 sot pritet të zhvillohet një takim i përbashkët trepalësh mes ekipeve të Kosovë dhe Serbisë në kuadër të dialogut...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kontingjenti i tretë i Forcës së Sigurisë së Kosovës është kthyer sot në vend pas përfundimit të misionit gjashtëmujor në operacionin “Interflex”,...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar sot platformën elektronike përmes së cilës punëtorët dhe punëdhënësit mund të trajnohen në fushën...
    Bota/Rajoni17 Dhjetor 2024
    Në Bruksel, më 17 dhjetor, u mbajt konferenca e tretë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku u hap grupkapitulli i gjashtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.