×
  • Front TV
  • Front TV

    Thaçi pas takimit me Lajçakun: BE-ja ta hedhë në tavolinë marrëveshjen për njohje reciproke

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Presidenti i vendit, Hashim Thaci, ka mbajtur konferencë për medie pas takimit me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Front Online.

    Presidenti Thaçi u shpreh se me Lajçakun biseduan për mundësinë e arritjes së një marrëveshje finale për njohje reciproke.

    “Para pak çastesh si president përfundova një takim me zotin Lajçak. Mund të konkludoj se bashkëbisedimi ynë ka qenë takim korrekt, konstruktiv, bisedë e hapur dhe miqësore me drejtimin e mundësive për arritjen e marrëveshjes finale që do të nënkuptonte njohjen si shtete sovrane dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB”, tha ai.

    Thaçi ripërsëritur qëndrimin se BE-ja duhet sa më shpejt të liberalizoj vizat për Kosovën.

    “E ardhmja e vetme e Kosovës është që të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, dhe në këtë drejtim BE-ja duhet të lëvizë shpejtë drejt liberalizimit të vizave sepse po ndodh padrejtësi dhe ndëshkim. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Besoj se ka ardhur momenti që nga Bashkimi Evropian, të hidhet në tavolinë mundësia e diskutimit për njohjes reciproke, sepse duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes. Dua të besoj se vetëm njohja reciproke mund të jetë mundësia e vetme që garanton stabilitetin në rajon dhe miqësinë mes dy shteteve tona dhe garanton paqe. Edhe takimi që kam zhvilluar në Bruksel me Lajçakun kemi pasur temat e njëjta. Edhe në Washington poashtu. Shoh koordinim edhe të BE-së dhe SHBA-së. Është mesazh i mirë dhe inkurajues që të jemi unik e të bashkuar përballë Serbisë, kjo do të mundësonte edhe zhvillimin ekonomik”, tha tutje presidenti Thaçi./Front Online/

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/671922803455353/

    Nga Rubrika
    Front TV20 Dhjetor 2024
    Derisa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, po fliste në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Edi Rama e ftoj një zyrtarë të tij duke...
    Front TV19 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se regjistrimi i popullsisë është tejet i rëndësishëm, pasi sipas tij, ajo është pasqyrë e...
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.