×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi para 5 muajve: Duhet një kryeministër që i fiton zgjedhjet

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    “Duhet një kryeministër që i fiton zgjedhjet”. Me këtë deklaratë muaj më parë Thaçi po e godiste kreyministrin Haradinaj, me të cilin më as nuk fliste. Tash kjo deklaratë i shkon shumë për shtati fituesi të zgjedhje – sipas rezultateve preliminare, që është rivali i tij më i madh politik vitëve të fundit, Albin Kurti.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me datën 24 qershor të këtij viti kishte thënë në një debat të hapur ku ishin të pranishëm shumica e liderëve, se vendit i duhet një kryeministër që i fiton zgjedhjet, në mënyrë që të i marr vendimet e mëdha.

    Këto komente Thaçi i kishte bërë në konferencën “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë“, shkruan Gazeta Express.

    Thaçi në këtë konferencë të organizuar nga Instituti RIDEA kishte shpalosur idenë e tij për “korrigjim të kufijve” para liderëve të tjerë. Nuk kishte si të mos mungonte edhe një thumb ndaj kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

    Duke qenë se Thaçi atëkohë po drejtonte dialogun, dhe Haradinaj e kundërshtonte idenë e ndryshimit të kufiivje. Mes shumë përplasjeve që krerët e shtetit kishin, Thaçi ia kujtoi Haradinajt se nuk është kryeministër i shumicës.

    “Duhet me i fitu zgjedhjet. Për me pas një qeveri efektive sinqerisht duhet të jetë një kryeministër që i fiton zgjedhjet”, kishte thënë Thaçi gjatë fjalimit të tij./

    Para pesë muajve qeveria e Haradinajt ishte ende solide dhe askush nuk e priste vendimin e tij që të dorëhiqej. Tani pas zgjedhjeve të parakohshme, fitues ka dalë Lëvizja Vetëvendosje. Kandidati për kryeministër i këtij subjekti, Albin Kurti, ka premtuar që ai nuk do lejojë Thaçin që të drejtojë më dialogun, dhe se këtë do e bëjë vetë ai.

    Edhe pse tani ka kaluar gati një muaj që nga shpallja e rezultateve preliminare, presidenti i vendit ende nuk ka thënë asnjë fjalë rreth rezultateve.

    Ndërkaq Kurti ka folur për Thacin si president.

    Në intervistat e shumta që Kurti ka dhënë muajin e fundit, ka thënë se “raportet me Thaçin janë të mira sepse ato nuk ekzistojnë fare”.

    Tutje ai thotë se Thaci duhet t’ia japë mandatin për krijimin e Qeverisë, e ai do të bënte mirë që si President të hiqte dorë nga pozita e tij,  pasi Kurti e konsideron Thaçin të dëmshëm për shtetin.

    Si fitues i zgjedhjeve, Kurtit i takon opsioni i parë për krijimin e qeverisë së re. Por kohët e fundit ka pasur disa diskutime me subjektin me të cilin po negocion për koalicion, LDK’në. Edhe pse grupet punuese të këtyre dy subjekteve kanë përafruar jashtëzakonisht shumë programin qeverisës, nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka bërë disa deklarata në të cilat ka diskutuar postin e kryeministrit.

    “Emri i kryeministrit kalon nëpër zyret e LDK’së”, ka thënë Haziri.

    Pas certifikimit të zgjedhjeve, fituesit i duhet të shkojë tek presidenti që të marrë mandatin. Kjo do të jetë ngjarje që pritet të zgjojë interes tek publike për shkak të antagonizmave që kanë ndërmjet vete këta dy politikanë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Ish-deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka aderuar në Partinë GUXO. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëkryetarja e GUXO-s, Donika Gërvalla, e...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Projektligji i cili tash e 10 muaj nuk po arrin të marrë votat e deputetëve, ai për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Problemet në Trepçë vetëm sa janë thelluar. Përveç telasheve madhore e të një pas njëshme me pagat tani minatorët po përballen edhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shpallur 11 majin e 2025-s datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Në një njoftim...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Jashari, për “Front Online” ka reaguar ndaj arrestimeve...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”. Fillimisht me...
    Sport05 Dhjetor 2024
    Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur shorti për kualifikimet e grupmoshave U-17 dhe U-19 për Euro2025. Në bazë të...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Modelja e njohur, Afrona Dika është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo ndan me ndjekësit e saj, momente...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka folur për arrestimet e sotme që Gjykata Speciale i bëri në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.