Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pyetur nëse presidenti amerikan, Donald Trump do të jetë pjesë e takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.
Thaçi ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për këtë çështje, nëse mund të ketë një takim me presidentin amerikan.
“Unë nuk kam ndonjë informatë nuk kam parë ndonjë plan, nuk kam ndonjë sinjal që në takimin që mund të ndodhë me 27 mund të jetë presidenti Trump. Ne do të punojmë fuqishëm që fillimisht të koncentrohemi në arritjen e marrëveshjes dhe në çështjet që kanë mbetur peng tash e shumë vite mes dy vendeve, s ai përket çështjeve protokollare, edhe ambasadori Grenell edhe këshilltari për siguri O’Brien, do të na njoftojnë me kohë për çdo hap që do të marrin”, ka thënë Thaçi për T7.
Ndryshe, New York Times ka raportuar sot se një takim me presidentin Donald Trump me 27 qershor do ta ketë presidenti serb, Aleksandër Vuciq.