Ish-zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Bertram Braun ka thënë se cilësimet e presidentit të ardhshëm të ShBA’së Joe Biden për Hashim Thaçin janë bërë para se të dihet se çka ka pasur në hetimet e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special.
“Në diplomaci ne takojmë njerëz të ndryshëm dhe themi gjëra të ndryshme. Këndvështrimet dhe deklaratat mund të ndryshojnë kur arrijnë informata të reja”, tha Brown kur u pyet se si e sheh deklaratën e Biden’it se Thaçi është “George Uashingtoni i Kosovës”, shkruan Tanjug.
Ndërkaq për deklaratat e Hashim Thaçit dhe të zyrtarëve të UÇK’së përpara Gjykatës Speciale se UÇK së bashku me ShBA’në, NATO’n dhe BE’në krijuan shtetin e Kosovës, Braun tha se akuzat për krime kundër Thaçit dhe të tjerëve janë bërë “pa dijeni apo ndonjë përkrahje nga qeveria e ShBA’së”.
“Krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit janë të pranueshme, pavarësisht movieve politike të kryersve”, theksoi ai.
Ai tha se Gjykata Speciale e Kosovës ishte themeluar gjatë administratës Obama, kur Joe Biden ish zëvendëspresident me përkrahje të fuqishme politike dhe financiare të qeverisë amerikane.
“Qeveria amerikane në të gjitha administratat e fundit aktivisht ka përkrahur hetimin, akuzimin dhe dëdnimin e krimeve të luftës, pavarësisht se kush i ka kryer dhe ku”, tha ai.