Ish-zv.ministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, thotë se të gjithë ata që mendojnë se Gjykata Speciale po i gjykon individët e jo UÇK-në, atëherë le ta lexojnë një pjesë të aktakuzës që u publikua sot.
Siç thotë Thaçi, në aktakuzën e publikuar nga Gjykata Speciale, shihet qartë që pa 35 e aktakuzës nuk po i akuzon për krimet e pretenduara vetëm personat e përveçëm, por përveç tyre, po e akuzon si strukturë pothuajse gjithë UÇK-në, përfshirë Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, komandantët e zonave operative, zëvendëskomandantët e zonave operative, eprorët tjerë të komandave të zonave, komandantët e togave, komandantët e njësive, policinë ushtarake, eprorët tjerë të UÇK-së dhe ushtarët e UÇK-së.
Shkrimi i plotë:
Ata që qëllimshëm pretendojnë dhe ata që naivisht besojnë se Gjykata Speciale po akuzon dhe gjykon vetëm emra të përveçëm e persona të caktuar, jo UÇK-në në tërësi, bëjnë mirë ta lexojnë këtë pjesë të aktakuzës që duket sikur të jetë shkruar si demant për pretendimet e besimet e të tillëve.
Pika 35 e aktakuzës nuk po i akuzon për krimet e pretenduara vetëm personat e përveçëm, por përveç tyre, po e akuzon si strukturë pothuajse gjithë UÇK-në, përfshirë Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, komandantët e zonave operative, zëvendëskomandantët e zonave operative, eprorët tjerë të komandave të zonave, komandantët e togave, komandantët e njësive, policinë ushtarake, eprorët tjerë të UÇK-së dhe ushtarët e UÇK-së.
Veç gjyshet dhe gjyshërit tanë nuk i paska përfshirë në aktakuzë si të akuzuar.
Përveç gjithë zinxhirit strukturor të UÇK-së, aty po akuzohet edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës (pjesa e UÇK-së) si tërësi me të gjithë strukturat e saj.
Pra, është e qartë se nuk kemi të bëjmë me akuza e gjykime të individëve, por me akuzë e gjykim të organizatës.