Hashim Thaçit i është lexuar aktakuza me të cilën ai ngarkohet nga Dhomat e Specializuara.
Gjykatësi i procedurës paraprake ia ka shpjeguar rregullat dhe po ashtu e pyeti atë nëse e ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe, të cilën e flet.
Ish-drejtuesi i UÇk-së tha se i ka kuptuar të gjitha aktakuzat, derisa i ka hedhur ato poshtë të gjitha.
“I hedh poshtë të gjitha”, tha shkurt Thaçi.