Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti i kanë uruar Kosovës fitore në ndeshjen e sotme kundër Maqedonisë së Veriut.
Thaçi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka shkuar pa paraljmërim, ka publikuar një video, mbi të cilën ka thënë se me zemër e shpirt është me Kombëtaren e Kosovës në futboll.
“Me zemër e shpirt jemi me Kombëtaren e Kosovës në futboll ⚽️. Fitore!”, ka shkruar Thaçi.
Ndërkaq kryeministri Avdullah Hoti ka kujtuar se Kosova është më afër se kurrë kualifikimit për Kampionatin Evropian 2020, duke iu uruar shumë fat futbollistëve.
“Jemi shumë afër kualifikimit për #EURO2020. Shumë fat sonte djema! #KosovaEuro2020”, ka shkruar Hoti.
Ndeshja e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet sonte nga ora 20:45.