Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se ka qenë i informuar paraprakisht për atë se çfarë do të diskutohej në takimin e 4 shtatorit në Uashington, raporton Front Online.
Ai ka thënë se marrëveshja e lidhur me Serbinë në Uashington, përfiton Kosova, por që sipas tij, është e dhimbshme që është larguar pika 10, e cila parashihte diskutime për njohje reciproke.
“Është e dhimbshme që është larguar pika 10, zotimi që të mos diskutohet për njohje reciproke, ende nuk e di se si është larguar pika 10”, tha ai në Debat Plus./Front Online/