Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar me urdhrin “Shote Galica”, Sevdije Shyti-Azemin nga fshati Zhabar i Mitrovicës, organizatore e shumë rezistencave ndaj forcave serbe.
Thaçi ka shkruar se përkundër vuajtjeve dhe torturave që i ka përjetuar, ajo nuk është dorëzuar kurrë.
“Me urdhrin “Shote Galica” e dekorova Sevdije Shyti-Azemin nga fshati Zhabar i Mitrovicës. Sevdija, një grua me guxim të pashoq, kishte organizuar protesta kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, për çka ishte dënuar nga shteti i Jugosllavisë me 11 muaj e një javë burgim. Përkundër vuajtjeve dhe torturave që përjetoi, ajo nuk u dorëzua kurrë. Kosova e gëzon lirinë dhe pavarësinë falë shumë brezave që sakrifikuan e luftuan deri në fund për Kosovën e pavarur”, ka shkruar Thaçi në Facebook.