Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Evgjeni Thaçi-Dragusha, në seancën e sotme në Kuvendit të Kosovës ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit, i cili tha se nuk ka ndonjë parametër për t’u matur patriotizmi.
“Më nxiti fjala e kryeministrit i cili tha se a keni ndonjë parametër për të matur patriotizmin. I nderuar kryeministër nuk kemi parametër, por kemi fakte të shumta”, ka thënë ajo.
Sipas saj, janë tri fakte që tregojnë patriotizmin që ka LDK-ja.
“Unë dua t’i përmend vetëm tri fakte që tregojnë patriotizmin e grupacionit politik të cilit i përkisni ju. E para akademiku Frashër Dedmaj, i cili i përket grupit tuaj parlamentar është bërë pjesë e teksteve shkollore të cilat e deformojnë komplet historinë e kombit shqiptarë, e mohojnë komplet vlerat dhe sakrificën e popullit shqiptarë. Fakti tjetër është zëvendëskryeministri nga radhët e partisë tuaj, Driton Selmanaj, i cili me fjalimet e tij përçmues ndaj të pagjeturave dhe familjeve të të pagjeturave flet me gjuhen që flet edhe Serbia zyrtare dhe fakti tjetër është që kemi zbuluar rishtazi, është se deputetë të cilët i përkasin partisë suaj kanë fshehur letrën e gjykatësit Simmons, ish-gjykatës i EULEX-it, i cili shpërfaq fakte se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë është përdorur për eliminim politik. Unë nuk e di cili është interesi juaj për të fshehur këtë letër, por është një nga skandalet më të mëdhaja që ka ndodhur në Kosovë, e për të cilin ju do të duhej të jepni përgjigje. Meqenëse ju thoni që është për ditën e 28 Nëntorit, për festën më të madhe që kemi është zbatuar protokolli”, ka thënë ajo