×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi-Dragusha: Kosova po përballet me katastrofë humanitare, Covid-19 jashtë kontrollit

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Në debatin parlamentar për gjendjen pandemike, deputetja nga PDK-ja, Evgjeni Thaçi-Dragusha theksoi se Kosova po përballet me katastrofë humanitare dhe se pandemia Covid-19 është jashtë kontrollit.

    Ajo tha se numri i madh i atyre që kanë humbur betejën nga koronavirusi dhe humbjet e mëdha ekonomike, Kosova dhe Qeveria nuk do të mund ta përballojë menaxhimin e pandemisë Covid-19.

    “Jemi duke u përballur me një situatë, që mund ta quajmë lirisht një katastrofë humanitare. Kemi humbje të mëdha njerëzore, kemi humbje materiale-ekonomike e të cilat ne si vend dhe kjo qeveri me këto resurse dhe me këtë plan që ka në dispozicion nuk mund ta përballoj. Prandaj, kjo gjendje kërkon vëmendjen e të gjithë neve. Virusi është jashtë kontrollit, dimri po vjen dhe njerëzit mbyllen brenda shtëpive të tyre, restoranteve dhe mundësia që të shpërndahet virusi në masë është shumë e madhe. Spitalet veçse i kemi të mbi ngarkuara e deri në fillim të vitit tjetër sipas statistikave, numri i njerëzve të hospitalizuar dhe atyre që mezi marrin frymë duket se do të dyfishohet. E kjo është vetëm një pjesë e kësaj katastrofës”, theksoi ajo.

    Deputetja nga PDK-ja po ashtu ngriti edhe çështjen e aspektit ekonomik, ku tha se humbjet ekonomike janë të pa imagjinueshme, si dhe humbja e vendeve të punës, mbylljet e bizneseve.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Sot, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim Ndihmëssekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën, Ivana...
    Lajme14 Tetor 2024
    Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Punëve...
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po ia hap rrugën agjendës së Beogradit, duke minuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Alarmi për bombë përmes një e-maili në Ambasadën Ukrainase rezulton i rremë. Kështu njofton Policia e Tiranës pas verifikimeve të kryera. “Më...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kandidati PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e tij, por kësaj radhe me qytetarët e Vushtrrisë....
    Lajme14 Tetor 2024
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka përmendur një nga zotimet kryesore të kryeministrit aktual, Albin Kurit. “Në çdo seancë të Kuvendit do të përballemi...
    Lajme14 Tetor 2024
    Platforma ‘Signal’ që njihet si më vështirë e përgjueshme, ka qenë forma më e shfrytëzuar për komunikim ndërmjet koordinatores së komiteteve në...
    Lajme14 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mirëpritur zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA dhe avancimin e statusit të përfaqësimit të...
    Sport14 Tetor 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Qipros. Zhegrova tha se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.