Halil Thaçi, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në një prononcim për Front Online e ka quajtur doracakun famëkeq “veç një doracak” duke e vënë në pikëpyetje se po përdoret nga ndonjë mësimdhënës.
‘’Ai është veç një doracak dhe bash kam hulumtuar se a është shfrytëzuar ky doracak nga ndonjë shkollë apo mësimdhënës, jam kurioz ta di nëse është shfrytëzuar’’, tha Thaçi.
Thaçi ka thënë se po përsëritet historia me kodin civil, pra se doracaku sipas tij po përdoret për të keq informuar qytetarët në kohën e zgjedhjeve.
‘’Ky doracak po përdoret njëjtë si rasti i kodit civil për të keq informuar qytetarët e Republikës së Kosovës, është koha e zgjedhjeve e fushatës në rregull është se për këtë qëllim po e bëjnë’’, përfundoi Thaçi.
Opozita dhe ekspertet kërkojnë tërheqjen e doracakut për edukimin seksual