Thaci përmes një statusi në Facebook, ka vlerësuar kontributin e Shtëpisë Botuese “Buzuku, duke e cilësuar si pioniere e botimeve pas rënies së sistemit monist në Kosovën e para 30 vjetëve.
Ky është statusi i tij i plotë:
Me rastin e 30-vjetorit të veprimtarisë botuese, sot dekorova z. Abdullah Zeneli me Medaljen Presidenciale të Meritave. Shtëpia Botuese “Buzuku” ishte pioniere e botimeve pas rënies së sistemit monist në Kosovën e para 30 vjetëve.
Abdullah Zeneli vazhdon të kontribuojë në botimin e letërsisë cilësore, të huaj dhe kombëtare. I uroj shumë suksese në këtë veprimtari fisnike!.