Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar të dekoroj Ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Thaçi, shkruan Front Online.