Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe, nuk është çështje teknike, raporton Front Online.
Sipas tij, nëse lëvizet korniza kushtetuese e këtij Asociacioni, nënkuptohet që ka ndërhyrje në shtetin tonë.
“Nuk është çështje teknike Asociacioni. Kosova ka nënshkruajtur në vitin 2013. E kemi obligim ta implementojmë atë Asociacion. Çdo lëvizje nga korniza e atij asociacioni nënkupton Republika Srpska apo hyrje në një proces të shtetit të Kosovës për brenda”, tha ai në Debat Plus./Front Online/