Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Bruksel, ku ka takuar përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.Për këtë takim Thaçi ka njoftuar përmes llogarisë në Twitter, ku ka thënë se me Lajcakun ka zhvilluar bisedë të shkëlqyeshme.
Thaçi deklaroi se dialogu nuk ka alternativë, dhe se Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale.
“Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces”, ka shkruar Thaçi.
Excellent conversation with @MiroslavLajcak in Brussels. The dialogue has no alternative. #Kosovo and #Serbia need to achieve the final agreement. We need the #EU and EU needs us! We have to act. Lajcak has my support in this process.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) October 5, 2020