×
  • Lajme
  • Lajme

    Tha se Haradinaj ka lidhje me Serbinë, AAK i reagon Haxhiut: Propagandë, merru me Kurtin, Martinin e Nagipin

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2024

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, doli të hënën me një reagim, për siç thanë, shpifjet e ulta të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    “Veç Kosova e ka një ministre të drejtësisë që i fut hundët gjithkund. Nuk ka vend tjetër ku ministri i drejtësisë e sulmon systemin gjyqësor të shtetit të vet. Ajo, sa ishte në opozitë, ka qenë sinonim i personit që ka shkelur ligjet e vendit e s’ka lënë gjyqtar apo prokuror pa e sulmuar. Dhe prandaj është emëruar ministre e drejtësisë që misionin e partisë së vet e që është shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, ta çojë deri në fund”, thuhet në reagimin e AAK-së.

    “Sa merret me kopalla, ajo është mirë të japë përgjigje se çka ndodhi me rastin Dehari, si u zhdukën e si u gjetën mostrat, çka ndodhi me gjuajtjen e Kuvendit me zollë nga bashkëpartiakët e saj, si u përfshinë matrapazët ordinerë në aferën e vjedhjes së miellit e vajit” pyet AAK.
    “Le të merret me Martin Berishaj e Nagip Krasniqin e të mos i marrë në mbrojtje. Më në fund ajo duhet t’i tregojë popullit të Kosovës, se pse Kryetari i Partisë së saj, sot Kryeministër, nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për t’u intervistuar, por e sfidon drejtësinë e Shtetit. Ka shumë përgjigje që duhet të japë kjo ministre, përpara se të merret me propagandë të nivelit të ulët” vazhdon reagimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
    Sipas tyre, Ramush Haradinaj ka qenë dhe mbetet hero e luftëtar kundër Serbisë e për lirinë e vendit të vet, të cilin siç thotë AAK, sot e poshtërojnë njerëz si kjo minstre.

    “Përpara se të shpifë për lidhjet e Ramush Haradinajt me Serbinë, le të merret me lidhjet e shefit të vet e me të shkuarën e tij, për të cilën kanë dalë edhe informata e që përflitet gjithandej”, shkruan AAK.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se pret që në periudhën e ardhshme, “dy shtete të mëdha, më të mëdha...
    Lajme02 Janar 2025
    Presidenjta e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se këtë vit e përmbylli me aktivitete në përfaqësim të Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare. Osmani...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ditën e djeshme publikoi një video përmes së cilës uroi Rumaninë dhe Bullgarinë për...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Më 24 shtator 2023, Kosova u trondit nga një sulm i paprecedent terrorist në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit. Një grup...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 06:51 të së enjtes në Thesproti. Sipas Institutit Gjeodinamik,...
    Lajme02 Janar 2025
    Prishtina edhe sot vazhdon të jetë ndër qytetet me ajrin më të papastër në botë. Kjo sipas ranglistës së IQAir që bën...
    Lajme02 Janar 2025
    Dy raste të ndodhura dhune janë paraqitur mbrëmjen e së mërkurës. Njëra në Gjakovë dhe tjera në Lipjan Në Gjakovë është arrestuar...
    Lajme02 Janar 2025
    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se edhe sot në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm me të mërkurën, me ngrica dhe...
    Lajme02 Janar 2025
    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, mbrëmë iu drejtua amerikanëce e quajtur sulmin në Neë Orleans “të neveritshëm”. “Për të gjitha familjet e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.