Besnik Berisha, avokat i Shaban Gogajt i cili është akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt mbrëmë pas publikimit të një fotografie të tij duke pirë kafe me prokurorin e këtij rasti, Agron Uka tha se kjo ishte montazhë.
Por sot ai tha se është takaur rastësisht me prokurorin e rastin dhe është përshëndetur, por sipas tij nuk kanë biseduar lidhur me rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.
“Ai është një prej prokurorëve të prokurorisë themelore në Gjilan. Lidhja ime me prokurorin e ratsit është e njëjta me krejt prokurorët e tjerë. Unë kam thënë dhe e përsërisë, prokurorët e dinë cka bën Besniku në gjykatë. Për këtë rast me asnjë prokuror rast nuk kam pirë kafe. Unë sipas kësaj logjike duhet të izolohem dhe të mos përshëndes asnjeri”, tha Berisha në Frontal në T7.
Ai tha se kur është bërë fotoja ai ka qenë duke drekuar me dikë tjetër dhe se vëtëm është përshëndetur me prokurorin.
“Kam shkuar me dikë tjetër për të drekuar. I kam përshëndetur. Edhe sot mi pa i përshëndes. U në nuk kam nejt vec me prokurorin. E mohoj që për këtë rast për tërë jetën. Unë nuk kam arsye me thënë se nuk rri. Nuk ka prokuror që ulet e han drekë e darkë e merr vendim pa pas mbështetje në prova. Sipas logjikës së izolimit i bie që në momentin që nis një rast në Kosovë ne duhet mu izolu.”, tha Berisha.
Dy ditë më parë prokurori Agron Uka ka rikualifikuar veprën penale nga “vrasje e rëndë“ në “vrasje nga pakujdesia”.
Familja ka publikuar videon me akuzat se ka pasur shtrembërim të së vërtetës.
Publikimi i videos së vrasjes së një të riu në vendin e tij të punës e shokoi opinionin publik në Kosovë.