Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe skuadrës franceze Reims, Valon Berisha vazhdon të shpreh hapur pëlqimin për këngëtaren Orhide Latifi e njohur si Kida.
I ftuar javë më parë te “Robi plaket kur don vet”, Berisha tha se i pëlqen Kida dhe është këngëtarja që do ta qonte në shpi.
Pas kësaj deklarate futbollisti që karrierën po e vazhdon në Francë, ka publikuar një video ku shihet teksa argëtohet me këngët e Kidës në veturë.
“Çfarë zëri”, ka shkruar Valoni, i cili kësaj radhe ka marrë edhe vëmendjen e këngëtares, shkruan “afterparty.al”.
Kida ka rishpërndarë videon duke i a kthyer me një emoji zemër.