Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka diskutuar për sfidat dhe këndvështrimet e saj mbi prindërimin, duke theksuar se për të, notat nuk përcaktojnë vlerën e një fëmije.
Nuk kam problem nëse vajza ime merr notën 2, edhe unë kam marrë”, tha aktorja gjatë intervistës në T7, duke treguar se ajo e sheh edukimin e fëmijëve nga një perspektivë më e gjerë dhe më të relaksuar.
Sipas saj, prindërit nuk duhet të presin që fëmijët e tyre të mbushin boshllëqet dhe ambiciet e parealizuara të tyre, por të fokusohen në mbështetjen dhe rritjen e tyre si individë të pavarur.