Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tetë raste të dhunës në familje në Drenas, Podujevë, Obiliq, Klinë, Pejë, Malishevë dhe Vushtrri. Lidhur me këto raste, janë arrestuar shtatë të dyshuar.
Sipas Policisë, Në Drenas është arrestuar një i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje.
“Gllogoc/ 07.08.2024-02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Kurse në Podujevë, thuhet se është arrestuar i dyshuari se ushtroi dhunë fizike e psiqike ndaj një gruaje.
“Podujevë,07.08.2024-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima me vullnetin e saj ka shkuar tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Ndërsa, edhe në Obiliq është arrestuar një burrë nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike e psiqike ndaj një gruaje, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor.
“Obiliq / 06.08.2024-21:00. Me 07.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në Klinë u arrestua i dyshuari se sulmoi një burrë dhe një grua, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.
“Klinë/07.08.2024-07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare, ku si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
E në Pejë, është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, një grua është kanosur verbalisht nga një i dyshuar që është në arrati.
“Pejë / 07.08.2024-10:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ndodhet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Në Malishevë, një grua ka raportuar se një i dyshuar ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj, ndërsa i njëjti u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.
“Malishevë/ 07.08.2024-20:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Ndërsa, në Vushtrri janë raportuar dy raste, ku në të parin, një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor.
“Vushtrri / 07.08.2024-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
E në rastin e dytë, një burrë u arrestua nën dyshimin se sulmoi dy gra. Rasti u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”.
“Vushtrri / 07.08.2024-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje i ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.