×
  • Lajme
  • Lajme

    Testi pranues i Fakultetit të Mjekësisë, UP krijon komision hetimor

    FrontOnline
    18 Korrik 2025

    Universiteti i Prishtinës ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga kandidatët për studentë në Fakultetin e Mjekësisë, lidhur me gabime të mundshme teknike në testin pranues, konkretisht në pyetje nga lëndët e kimisë dhe biologjisë.

    Siç thuhet në komunikaten zyrtare të UP-së, rektori i Universitetit, prof.Arben Hajrullahu, është takuar sot me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, prof.Sefedin Muçaj, si dhe me Komisionin e Ankesave të këtij fakulteti, me qëllim të “sqarimit të pretendimeve për gabime në testin pranues të fakultetit me më së shumti interesim dhe kandidatë për studentë”.

    “Rektori Hajrullahu gjatë takimit, në konsultim me dekanin dhe Komisionin për Ankesa të Fakultetit të Mjekësisë, ka vendosur ta krijojë një komision të pavarur që do të hetojë se a ka pasur gabime në testin e pranimit në këtë fakultet”, thuhet në njoftim.

    Ky komision, sipas UP-së, do të përbëhet nga “ekspertë të fushave për të cilat ka ankesa se kishte gabime në test, kimistë dhe biologë që nuk kanë qenë pjesë e hartimit të pyetjeve për test dhe as në komisionin e ankesave”.

    Qëllimi i këtij komisioni është të “hartojë një raport me gjetje në lidhje me pretendimet për gabime në test”, për të cilin, Universiteti njofton se do të bëhet transparencë “me kohë”.

    Në fund të njoftimit, UP thekson se është “universiteti më i vjetër, më i madh dhe më i suksesshëm i Kosovës dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe të viseve ku jetojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor dhe në botë”.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Gusht 2025
    Radio Evropa e Lirë – Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të...
    Lajme12 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditë më parë qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 13-vjeçare është dhunuar fizikisht nga pesë bashkëmoshatare...
    Lajme12 Gusht 2025
    Vigan Qorolli, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Drejtësisë, në RTKPrime tha se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është caktuar se të...
    Të tjera
    Lajme12 Gusht 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar Visar Azemin si kandidatin e kësaj partie për kryetar të Ferizajt në...
    Lajme12 Gusht 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të të dhënave mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Sipas raportit,...
    Lajme12 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhim Emergjent në Kosovë ka njoftuar se në 12 orët e fundit janë regjistruar 72 vatra zjarri dhe se 11...
    Lajme12 Gusht 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë, kryeson listën e kandidatëve...
    Lajme12 Gusht 2025
    20-vjeçari nga Staten Island, Albi Limani,  është ekstraduar në New Jersey pas arrestimit në Florida, ku tentoi të largohej nga vendi së...
    Lajme12 Gusht 2025
    Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatová, është takuar me Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.