Testi për Covid-19 që do të mund të japë rezultat në 12 minuta do të jetë në dispozicion për qytetarët në Angli.
Ai do të kushtojë 120 euro dhe ky test i shtupës së hundës do të jetë në shitje në të gjitha farmacitë brenda javës.
Klientët e parë pritet të jenë njerëzit që do të udhëtojnë dhe kompanitë që kërkojnë të rikthejnë stafin në punë.
Në fillim të këtij muaji, shkencëtarët parashikuan që Mbretëria e Bashkuar do të kryejë një milion teste në ditë deri në Krishtlindje.
Provat sugjerojnë se është mjaft i saktë për të identifikuar rastet, megjithëse, si çdo test Covid, ka disa rezultate të rreme që do të thotë se nuk janë 100% të besueshme.