×
  • Lajme
  • Lajme

    Testi i arritshmërisë në krizë besueshmërie

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Kur kanë mbetur më pak se dy muaj deri në mbajtjen e Testit të Arritshmërisë në Kosovë, rrjedhja e tij në rrjete sociale ka rikthyer debatin për vlefshmërinë dhe besueshmërinë e këtij procesi.

    Njohës i çështjeve arsimore, Argjend Osmani, thekson se problemi kryesor lidhet me organizimin e testit, i ka qenë sfidues që nga fillimi.

    “Kosova që nga fillimet kur është marrë me organizimin e këtij testi, ka hasur vazhdimisht në vështirësi dhe me probleme në aspektin e organizimit. Sikurse edhe viteve të kaluara, nuk pres që do të ndodhë ndonjë ndryshim shumë i madh, gjithmonë duke pasur parasysh se me të vërtetë organizimi po lë shumë për të dëshiruar. Pastaj, kopjimi në masë industriale me një shtrirje shumë të gjerë, shpërndarja e testeve në kuptimin e përdorimit të rrjeteve sociale dhe problemet e tjera organizative e kanë degraduar në masë të theksuar mbajtjen e këtij testi. Mendoj se duhet të gjendet një zgjidhje, ose të ketë ngritje të ndjeshme të cilësisë në organizim të këtij testi ose të hiqet dorë sepse në këtë mënyrë nuk reflekton rezultate reale të nxënësve”, tha për RTK-në Arxhend Osmani, njohës i çështjeve arsimore.

    Rinor Qehaja nga instituti “EdGuard”, rikujton se Testi i Arritshmërisë ka karakter orientues dhe nuk është ligjërisht i detyrueshëm.

    “Testi i Arritshmërisë për dallim prej Testit të Maturës, sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar ka karakter orientues, pra edhe ligjërisht nuk është i obligueshëm. Organizohet dhe është traditë në organizim pasi që e lehtëson atë filtrimin e nxënësve për regjistrim në shkolla të mesme të larta. Mirëpo, sa është valid dhe sa është i besueshëm, sa në të vërtetë e siguron një filtrim të mirëfilltë të nxënësve, kjo është një pikëpyteje e madhe që të gjithë e kemi, pasi që na është dëshmuar si rezultat i keqadministrimit që ajo performancë e nxënësve në Test të Arritshmërisë jo gjithherë është jo reprezentative e dijeve, shkathtësive dhe aftësive të vërteta të atyre nxënësve dhe në mënyrë shumë të padrejtë, përjashton disa nxënës të mirë dhe promovon të tjerë që nuk kanë performancë të mirë akademike, por kanë performancë të mirë në manipulim dhe shpërdorim në testim”, tha për RTK-në, Rinor Qehaja.

    Ministrja në dorëheqje e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se testi mbetet një komponent i rëndësishëm në sistemin arsimor.

    “Ka pas diskutime në lidhje me rëndësinë e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë, por gjithçka që është vënë në mëdyshje ka qenë mënyra e organizimit, gjegjësisht administrimin të testit dhe kjo nuk do të thotë që duhet të eliminohet testi për shkak se administrimi nuk është bërë si duhet”, tha Nagavci.

    Ajo gjithashtu bëri thirrje për përgjegjësi të lartë nga komunat dhe mësimdhënësit që do të angazhohen në administrimin e testit, në mënyrë që rezultatet të jenë sa më reale dhe objektive.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2025
    Ish-deputeti Gani Geci ka shkuar te Kuvendi i Kosovës, pak pasi deputeti Faton Peci derisa po hynte në seancën e sotme, ka...
    Lajme01 Maj 2025
    “16.1%,”, Haki Abazi aksion te Qeveria: Rritja e çmimit të rrymës e bën jetën e shtrenjtë, mashtrimit s’duhet të normalizohet Ish-deputet i...
    Lajme01 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se kalimi në votim të fshehtë në mes të seancës është shkelje dhe cenim i rëndë...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2025
    Deputetja Donika Gërvalla, i ka quajtur “humbës” partitë tjera pasi u dështoi propozimi që votimi për kryeparlamentar në Kuvend të bëhet në...
    Lajme01 Maj 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar rreth dështimit të radhës së seancës për konstituimit të Kuvendit, ku...
    Lajme01 Maj 2025
    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas mbylljes së seancës konstituive ku u propozua votimi i fshehtë, deklaroi se kryetari i Kuvendit...
    Lajme01 Maj 2025
    Jakup Bellaqa, ekspert i ekonomisë, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e punëtorëve në sektorin privat, duke theksuar se shtrenjtimi i...
    Lajme01 Maj 2025
    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot në vend se të ishin institucionet e reja të cilat...
    Lajme01 Maj 2025
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës edhe Propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.