Testet e qëndrueshmërisë së veturave nuk janë asgjë e re, por një YouTuber vendosi ta çojë “lojën” në një nivel tjetër.
Në kanalin WhistlinDiesel në YouTube, mund të shihni një video të testit të qëndrueshmërisë që u krye për modelin Tesla Cybertruck, transmeton Telegrafi.
Kjo seri testesh nuk është ajo me të cilën jeni mësuar kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e çdo veture – YouTuber-i e vendos Cybertruck-un në një seri situatash që kufizohen me “akrobacionet” kinematografike.
Pas një sërë “akrobacionesh” dhe vendimesh të këqija që do të bënin xhelozë edhe “trukun” më të mirë, ky YouTuber largohet nga Cybertruck siç edhe pritej – e shndërron në grumbull mbeturinash.
Videoja e publikuar më poshtë tregon në detaje testet e kryera në këtë veturë të shumëpërfolur.