Tesla prezantoi në heshtje ATV-në e saj të re me katër rrota të destinuara për fëmijë. Bëhet fjalë për një Cyberquad elektrik që tashmë mund të porositet përmes faqes së internetit të Tesla për 1900 dollarë dhe dorëzimi pritet për katër javë.
Kjo surprizë vjen pasi Cyberquad ATV u njoftua nga Tesla më shumë se dy vjet më parë si një shtesë e Cybertruck elektrik futuristik.
ATV është projektuar për fëmijët mbi moshën tetë vjeç, përmban një kornizë çeliku, një ndenjëse me një jastëk, pezullim të rregullueshëm dhe frena të diskut të pasmë.
Është i pajisur me ndriçim LED, shpejtësia maksimale e tij është 16 km/h dhe diapazoni i tij është 24 kilometra. Ka tre cilësime të shpejtësisë, 8 dhe 16 km/h përpara, si dhe 8 km/h mbrapa./FrontOnline/