×
  • Auto
  • Auto

    Tesla po shqyrton mundësinë e hapjes së një fabrike në Indi

    FrontOnline
    19 Maj 2023

    Vitin e kaluar, Tesla i kërkoi qeverisë indiane që të ulë tatimin e importit mbi veturat, pasi ajo mund të jetë deri në 100%. Qeveria refuzoi, duke preferuar që gjiganti amerikan i veturave elektrike të ndërtonte automjetet e saj brenda vendit, ndërsa vetë Tesla donte që fillimisht këtë treg ta testonte me importe.

    Dhe si pasojë e këtij refuzimi, kompania i pezulloi planet e saj për shitjen e veturave në tregun e Indisë.

    Tani duket se Tesla ka ndryshuar mendje për këtë çështje, pasi thuhet se ka propozuar ndërtimin e një fabrike në Indi, e cila do të ndërtonte veturave elektrike si për tregun vendas, ashtu edhe për eksport. Ky informacion dyshohet se vjen nga “një burim me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje”, shkruan Arena EV.

    Propozimi për një fabrikë të re ishte dorëzuar nga Tesla tek zyrtarët indian pa ndonjë lokacion specifik ose shumë të saktë të investimit, pretendon burimi i njëjtë.

    Ndër të tjera, Tesla nuk tha asgjë në lidhje me uljen e taksave. Udhëheqës të lartë të Tesla-s këtë javë udhëtuan në Indi për tu takuar me zyrtarë qeveritar për të diskutuar “burimin lokal të pjesëve dhe çështje të tjera”, raporton Reuters.

    Delegacioni i Tesla gjithashtu takoi zyrtarë nga zyra e kryeministrit Narendra Modi, e gjithashtu edhe zyrtarë nga ministri të tjera, kështu që është një kohë definitivisht e përshtatshme që një propozim i tillë t’u dorëzohet zyrtarëve indianë.

    Supozohet se negociatat mund të vazhdojnë tutje me detajet në lidhje me lokacionin dhe shumën e investimit, dhe sapo zyrtarët ta miratojnë propozimin në formën e paqartë, dhe më pas do të jetë çështje e stimujve të negociatave, pasi kjo është ajo që zakonisht ndodh pas përfundimit të marrëveshjeve të tilla./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto26 Dhjetor 2024
    Në një video që na kujton “më të mirat e 2024”, Alfa Romeo trazoi imagjinatën e fansave. Alfa Romeo i ka dhënë...
    Auto25 Dhjetor 2024
    Divizioni i ri i motorëve dhe ndërruesit i krijuar nga Renault dhe Geely u quajt thjesht Kali. Një risi interesante vjen nga...
    Auto24 Dhjetor 2024
    Kur Ferrari 250 LM fitoi garën Le Mans në 1965, ishte fundi i epokës. Pasi shënoi nëntë fitore në garën prestigjioze 24-orëshe,...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Idriz Vehapi kandidat për deputet në Kuvendin Kosovës nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Përmes një shkrimi në...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës....
    Vip26 Dhjetor 2024
    Drenusha nuk e ka lë Gjestin që të fle. Ajo i shkoi atij te shtrati me tigan në dorë, duke i kërcitur....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi studentë bursistë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.