×
  • Auto
  • Auto

    Tesla po punon që në të ardhmen ta bëjë të mundshme mbushjen e veturave elektrike  ‘me valë’

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2023

    Tesla është duke punuar në një platformë induktive për karikimin e automjeteve elektrike, tha kreu i dizajnit të kompanisë, Franz von Holzhausen, transmeton FrontOnline.

    Këtë deklaratë, von Holzhausen e dha gjatë një bisede me Jay Leno-n në një video të këtij të fundit në YouTube, i cili po bënte një video-vlerësuese për modelin Cybertruck.

    “Po, ne po punojmë për një platformë induktive të karikimit. Kështu nuk do të keni nevojë të futni kabllon në prizë për ta mbushur automjetin. Thjesht, futeni veturën në garazh, kaloni mbi platformë dhe vetura do të mbushet”, deklaroi kreu i dizajnit të Tesla-s.

    Megjithatë, Von Holzhausen nuk dha detaje të tjera për këtë platformë pa tel për mbushjen e automjeteve.

    Kjo nuk është hera e parë që Tesla dha indikacione për mundësinë e ofrimit të karikimit induktiv me valë për automjetet e saj elektrike.

    Në eventin e aksionerëve në mars, Tesla publikoi një foto të një Model S që dukej se po karikohej me valë në një garazh./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Auto23 Dhjetor 2024
    Me kërkesën mbi ofertën, tregu i veturave klasike është “ringjallur” viteve të fundit. Kjo është arsyeja pse një Edsels është shitur për...
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Auto19 Dhjetor 2024
    Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian u ulën me rreth dy për qind në muajin nëntor, treguan të dhënat nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë....
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Klubin futbollistik Prishtinën Përfaqësuese të Kosovës në kohët kur Kosova nuk mund të kishte Përfaqësuese.  Shefi i...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend Xuxi nuk ka qenë në gjendje të mirë. Kjo për shkak të mungesës së...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.