×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Tesla pezullon prodhimin e makinave për shkak të sulmeve në Detin e Kuq

    FrontOnline
    12 Janar 2024

    Prodhuesi i makinave elektrike Tesla do të ndalojë pjesën më të madhe të prodhimit në fabrikën e tij pranë Berlinit për dy javë për shkak të vonesave në dërgesat e pjesëve për shkak të sulmeve ndaj anijeve në Detin e Kuq.

    Vonesat e transportit në Detin e Kuq, të shkaktuara nga sulmet e militantëve Houthi të mbështetur nga Irani, kanë bërë që Tesla të pezullojë shumicën e prodhimit në fabrikën e saj gjermane nga 29 janari deri më 11 shkurt.

    Prodhuesi i makinave, shefi ekzekutiv i të cilit është Elon Musk, ka thënë se pauza mund të çojë në mosndërtimin e rreth 5,000 deri në 7,000 makinave.

    Ndërprerja në rrugën e rëndësishme të transportit për në Mesdhe, e cila ka detyruar kompanitë të përdorin rrugën alternative dhe shumë më të gjatë rreth skajit jugor të Afrikës, ka filluar të ndikojë në tregtinë globale, e cila shënoi rënie 1.3% në dhjetor.

    Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike është kompania e parë që njoftoi një ndërprerje të prodhimit për shkak të zhvillimeve.

    Disa kompani, duke përfshirë Geely, prodhuesi i dytë më i madh i makinave në Kinë për nga shitjet, dhe kompania suedeze e arredimit të shtëpisë IKEA, kanë raportuar vonesa në dërgesa.

    Sulmet e rebelëve Houthi ndaj anije tregtare kanë detyruar kompanitë kryesore të transportit të shmangin Kanalin e Suezit, rrugët më të shpejtë detare nga Azia në Europë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    30 pjesëmarrës të protestës së opozitës në Tiranë, janë shoqëruar në stacion policor. Protesta nisi në 17:00 dhe u bllokuan 5 pikat...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është shtruar në spital për shkak të etheve. Sipas një ndihmësi të tij, situata nuk është urgjente, dhe...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një shpërthim i mistershëm ka ndodhur pak para mesnate në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë në katin e nëntë të një apartamenti....
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë....
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Klubin futbollistik Prishtinën Përfaqësuese të Kosovës në kohët kur Kosova nuk mund të kishte Përfaqësuese.  Shefi i...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend Xuxi nuk ka qenë në gjendje të mirë. Kjo për shkak të mungesës së...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.