Nuk pritëm shumë që makinat elektrike të kenë përparësi plotësisht ndaj modeleve me benzinë dhe naftë. Kështu, në shtator të këtij viti, në Evropë janë regjistruar 24.591 kopje të Tesla Model 3 dhe këtë sukses e pasojnë modelet elektrike të markave të tjera.
Kjo është hera e parë në histori që një makinë elektrike është më e shitura në Evropë, por në të njëjtën kohë është hera e parë që është një makinë e prodhuar jashtë Bashkimit Evropian.
Tesla shiti 6,327 njësi të Model 3 më shumë se Renault Clio, e cila ishte makina e dytë më e shitur në Evropë gjatë shtatorit. Gjithashtu, falë fushatës intensive të shitjeve të Tesla-s, Model 3 u hodh nga pozicioni i 17-të në shitjet mujore të makinave në gusht në vendin e parë në shtator, ku arriti nga 7,827 njësi në 24,591 njësi të shitura. Modeli 3 gjithashtu regjistroi një rritje prej 58 për qind krahasuar me shitjet e tij në shtator 2020.
Renditja e dhjetë makinave më të shitura në Evropë në shtator të këtij viti duket kështu: Tesla Model 3, Renault Clio, Dacia Sandero, Volkswagen Golf, Fiat 500, Vauxhall Corsa, Peugeot 2008, Hyundai Tucson, Peugeot 208, dhe Renault Captur./FrontOnline/